Minsitri gjerman i Financave: Konsumatorët duhet të bëhen gati për muaj të veshtirë
Rritja e çmimit të gazit por vë në vështirësi familjet gjermane për të përballuar faturat mujore të energjisë, të cilat janë rritur ndjeshëm në karahasim me muajin Mars.
Ndërkohë që në muajin Nëntor pritet të përballen me një tjetër rritje. Familjet që furnizohen nga kompanitë e vogla të gazit, janë ato që po e vuajnë më shumë rritjen e çmimeve pasi kompanitë janë goditur nga kriza, pasi një familje, nga 143 Euro që paguante për faturën e gazit tashmë duhet të paguaj 1.515 Euro në muaj.
Por nëse merret një nga kompanitë kryesore të gazit që furnizon shumicën e konsumatorëve në Berlin, për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 Euro në muaj. Ndërsa nga Nëntori çmimet do të rriten në 260 Euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumën e mëparshmë kur nuk kishte nisur lufta dhe kufizimet e gazit rus për Europën.
Se si do të jetë situata e furnizimit me gaz dhe çmimet, as ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP) nuk mund të thotë më shumë. Për mediat gjermane, ai ka thënë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira dhe të bëhen gati për ndërtimin e një ure drejt një normaliteti të ri të rritjes së çmimeve të energjisë.
“Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror. Në terma afatgjatë, njerëzit duhet të mësohen me faktin se energjia, pra gazi dhe energjia elektrike, do të mbeten të shtrenjta”, është shprehur ministri i Financave Christian Lindner.
Një tjetër nxitës i rritjes së çmimit të gazin është taksa shtetërore, e cila do të vijë më 1 Tetor, ndonëse ende ka mosmarrëveshje në këtë çështje.
Ekspertët vlerësojnë se kjo shtesë do t’i kushtojë një familjeje mesatare rreth 600 Euro të tjera në vit.
FATURA E GAZIT PER NJE FAMILJE
Mars 143 euro/muaj
Shtator 1.515 euro/muaj
ÇMIMI I GAZIT NE GJERMANI
Mars 139 euro/muaj
Shtator 171 euro/muaj
Nentor 260 euro/muaj
Klan News