Një burrë nga Turqia në Gjermani ka vrarë gjyshen e tij, teksa ka plagosur edhe tezën, shkruan BILD, përcjell klankosova.tv
Fqinjët në qytetin e vogël të Konias raportojnë se gjermano-turku ka tre muaj që ishte mysafir i gjyshes së tij nga nëna.
Shërbimet e urgjencës gjetën 84-vjeçaren dhe vajzën e saj të gjakosur në banesë dhe të dyja u dërguan në spital, ku më pas 84 vjeçarja ndërroi jetë.
Policia ka arrestuar të dyshuarit, derisa me detajet rreth ngjarjes po heton Policia e shtetit.