Një shqiptar raportohet se u vra në Gjermani.
Rasti tragjik dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh në Schleswig-Holstein.
Siç raportohet, viktima është një 27-vjeçar me inicialet R.H, përcjell Klankosova.tv
Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë bërë publike edhe detaje.
Mediat gjermane raportojnë se R.H, është vrarë po nga një shqiptar i moshës 17-vjeçare.
Ndërkohë Abcnews.al, shkruan se autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese, përcjell Klankosova.tv
Tre ditë më parë, familjarët e të ndjerit kishin njoftuar rreth vdekjes së 27-vjeçarit shqiptar.
I ndjeri, jetonte prej më shumë se tre vjetësh që jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.
Dyshimet kryesore janë për prishjet e pazareve të drogës, megjithatë i riu në Shqipëri nuk rezulton me precedent penal.