Gjergj Zaharia mohon akuzat e Princ Lekës: Jam 70-vjeç, s’qëndroj dot në këmbët e mia nuk mund ta dhunoj, është 2 metra

Babai i Elias Gjergj Zaharia, ka hedhur poshtë akuzat e Princ Lekës, ku ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin, duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, thotë Gjergj Zaharia.

Ndërkohë, që vajza e tyre Geraldina Zogu, është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka, po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share