NË TBILISI GJEORGJIA – MAQEDONIJA E VERIUT 2:0
Në stadiumin “Dinamo Arena” para plot 55 000 shikuesve u zhvillua ndeshja e raundit të pestë të Grupit 4 të Ligës C, mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të UEFA Liga e Kombeve. Pas 90 minutave lojë ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0. Autor të golave ishin Bojan Miovski në minutën e 35 autogol dhe Kvaratskhelia në minutë 64-të pas gabimit të Verlkovskit
Duhet theksuar se edhe reprezentacion i ynë kishte disa raste që nuk u konkretizuan me gol.
Në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut debutoi futbollisti 21 vjeçar Agron Elezi i cili i inkuadrua në vend të Enis Bardhit në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Me tre pikët e fituara Gjorgjia tani me 13 pikë ka siguruar pozitën e parë në Grup. Në xhiron e fundit Maqedonioa e Veriut është nikoqire e Bullgarisë në Shkup me 26 shtator me fillim në ora 20:45’