Pavarësisht zgjatjes së armëpushimet me 72 orë, luftimet në Sudan ende vijojnë
Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan sërish këtë të shtunë në Khartoum ndërsa luftimet në Sudan hynë në javën e tretë. Luftimet kanë të ngjarë të vijojnë edhe në të ardhmen ndërsa gjetja e një zgjidhje mbetet ende e largët.
Gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo thotë për BBC se luftëtarët e tij po sulmohen në mënyrë brutale.
I pyetur nëse është i hapur për bisedime me gjeneralin tjetër Abdel Fattah al-Burhan i cili kërkon pushtetin e shtetit të tretë më të madh në Afrikë ai shprehet se fillimisht duhet që të mbarojnë luftimet në vend.
Deklaratat e Degalos për BBC vijnë pasi miliona njerëz mbeten të bllokuar në kryeqytetin e Sudanit, ku ka mungesë ushqimi, uji dhe karburanti.
Në disa pjesë të qytetit, janë hapur llogore ndërsa trupat rivale luftojnë me njëra-tjetrën.
Deri më tani sipas shifrave zyrtare 512 njerëz janë vrarë dhe 4,193 janë plagosur gjatë përleshjeve, por dyshohet se numri i tyre është më i lartë.
Klan News