Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik për jetën. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë delikate për tu transferuar në spitalin e kryqytetin.
Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit të cilit ju bë ditë më pare.
Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak.
Në bazë të mjekëve , mund të konstatojmë se pacienti aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij, natyrisht, mbetet ende e rëndë dhe i duhet një kohë e gjatë për tu rikuperuar. Ne besojmë fort se gjithcka do të shkojë mire.
Kalinak u tha gazetarëve se gjendja e Ficos është ende shumë delikate për të konsideruar transferimin e tij në spitalin e kryeqytetit. Megjithatë, sipas tij rreziku më I madh ka kaluar për momentin.
Gjykata vendosi të shtunën se autori I dyshuar do të qëndrojë në paraburgim pasi akuzohet për tentativë vrasje. Mediat vendase bëjnë të ditur se i dyshuari është një ish-roje sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre botimeve me poezi.
Të shtënat me armë ndaj kryeministrit sllovak ishin përpjekja e parë për vrasjen e një lideri politik të Evropës në më shumë se 20 vite.
Gazetare: Xhuana Lika/Reuters