Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 30 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë për daëlje nga vendi pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.