Qrkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata, përcjell KlanM.
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles – Gradsko, edhe sot pjesa ndarëse do të jetë e mbyllur për qarkullim në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 18:00./KlanMacedonia