Gjendja e pikave kufitare – më shumë pritje në Tabanoc

Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve, ndërsa pritja për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM, përcjell KlanM..

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar, shkruan AMI.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share