Në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët dy trajtohen në mënyrë ambulantore.
Nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre krahasuar me ditët e kaluara. Një pacient nga Austria kthehet sot në shtet, njoftоjnë nga MSH.
Në klinikat në vend nuk ka pasur pacient të rinj. Disa pacientë janë lëshuar për mjekim shtëpijak.
MSH
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur pacientë të rinj të hospitalizuar në Klinikën e Toksikologjisë.Në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” janë hospitalizuar tre pacientë, ndërsa në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum” vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar gjashtë pacientë.Në Klinikën e Pulmologjisë, dy pacientët që ishin të hospitalizuar janë dërguar në trajtim shtëpiak, që do të thotë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar nga aksidenti në Koçan. Ndërkaq, në institucionet private nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar”.
Rritje lineare të pagave prej 2.500 denarë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik të shëndetësisë, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË
”Me rritjen e fundit linear prej 2500 denarë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik shëndetësor, kemi bërë një hap të madh përpara
”Paga mesatare në shëndetësi tani është rreth 50.200 denarë – dhe kjo është më shumë se një shifër, është sinjal se po investojmë seriozisht në kapitalin njerëzor”.
Taravari, deklaroj që rritja totale e pagave, së bashku me rritjen e muajit nëntor, arrin 4.815 denarë neto për të gjithë punëtorët shëndetësorë, ndërsa për infermierët kjo rritje arrin deri në 6.200 denarë. /tvklan.mk