Gjendet një tjetër letër-bombë në Spanjë

Policia spanjolle po heton edhe rastet e tjera ku janë gjetur letër-bomba

Autoritet spanjolle kanë gjetur një letër bombë tjetër në një bazë të forcave ajrore në Torrejon de Ardoz, jashtë Madridit.

Dy letër-bomba të fshehura u gjetën të mërkurën, në ambasadën e Ukrainës në Madrid dhe në një fabrikë armësh në Zaragoza, në jug të Spanjës. Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis dy letrave-bomba dërguar ambasadorit ukrainas në Madrid dhe një kompanie armësh që prodhon raketahedhës që i janë dhuruar Kievit.

Në incidentin e parë, një oficer i ambasadës së Ukrainës në Madrid u lëndua kur hapi një letër-bombë drejtuar ambasadorit ukrainas. Kievi urdhëroi rritjen e masave të sigurisë në të gjitha përfaqësitë jashtë vendit. Ambasadori Serhii Pohoreltsev i tha faqes ukrainase të lajmeve European Pravda se paketa e dyshimtë drejtuar atij i ishte dorëzuar një anëtari i personelit ukrainas.

“Pasi hapi kutinë dhe dëgjoi një klikim, ai e hodhi dhe më pas dëgjoi shpërthimin. Pavarësisht se nuk e kishte në dorë kutinë në momentin e shpërthimit, komandantit iu lënduan duart dhe pësoi një tronditje.”-citohet të ketë thënë ambasadori.

Kur u pyet se për kë dyshon për këtë veprim ambasadori ukrainas fajësoi në mënyrë implicite Rusinë.

“Ne i dimë mirë metodat terroriste të vendit agresiv”, theksoi ai, ndërsa shtoi se “metodat, sulmet e Rusisë na detyrojnë të jemi gati për çdo ngjarje, provokim apo sulm”.

Gjykata e Lartë e Spanjës ka hapur një hetim për këto raste.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share