“Sot në mëngjes në orën 08:25, një person i punësuar në Parkun Nacional “Mali Sharr” ka raportuar në numrin 112 se në rrugën lokale për në fshatin Vicë, gjegjësisht rreth një kilometër para fshatit, gjendet një ari i ngordhur, i cili me siguri është vrarë në një aksident trafiku nga një person ende i panjohur për autoritetet.
Një ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka inspektuar vendin e aksidentit dhe trupi i ariut është dorëzuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për analiza të mëtejshme”, njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. /KlanMacedonia/