Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer, dje në Brezovicë.
Policia thotë se njësitë relevante kanë siguruar vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.
“Brezovicë, Ferizaj /15.10.2023-12:25. Një mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.