Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy Kovalyov, i cili iu bashkua qeverisë rajonale të Kherson, të imponuar nga Moska, pasi forcat e armatosura ruse pushtuan pjesë në juglindje të Ukrainës.
Një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, tha më 29 gusht se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan.
Mediat ukrainase raportuan se ai u gjet me një plagë në kokë, shkaktuar me armë zjarri. U raportua gjithashtu se gruaja e e Kovalyov u plagos me thikë dhe u shtrua në spital. Autoritetet e imponuara nga Rusia nuk i komentuan raportimet, por kanalet pro-ruse në rrjetin Telegram i konfirmuan ato.
Disa zyrtarë të emëruar nga Moska në zonat e Ukrainës kanë vdekur javët e fundit./REL