MPB ka njoftuar se me datë 19.09.2024, në ora 13.00, në SPB Tetovë është raportuar se në një rimorkio në rrugën ,,Prohor Pçinski” në Tetovë është gjetur i vdekur N.J.(72) nga Tetova, i cili ka qëndruar një kohë të gjatë në rimorkio.
Inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.