Gjendet i vdekur milioneri rus, thuhej se ishte spiun i Putinit

Anton Cherepennikov, 40 vjeç, milioner me lidhje me shërbimet sekrete ruse është gjendur i vdekur në zyrën e tij.

Shkak i vdekjes, sipas burimeve zyrtare, ishte arresti kardiak. IKS Holding i Cherepennikov është kompania më e madhe në Rusi në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të ashtuquajturave ‘sisteme operative-hetuese’ (përgjime).

Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit, brenda disa orësh. Ditët e fundit, oligarku miliarder Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share