Gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar në Greqi që rezultonte i zhdukur që prej 29 Tetorit, është gjetur i vdekur. Viktima është Angjelo Avdiu, sipas mediave greke. Shqiptari u gjet i varur në një shtëpi fshati në zonën e Kyllini.

Veshjet dhe sendet personale konfirmuan identitetin e të riut, me ndihmën edhe të familjarëve të cilët shkuan për të identifikuar trupin.

Policia greke nuk e përjashton as pistën e një ngjarje kriminale pasi viktima ishte me duar të lidhura. Megjithatë, hetimet janë në fazë fillestare.

Vëllai i 29-vjeçarit tha për një gazetë greke se familja e tij është e shkatërruar nga ngjarja tragjike. Ai konfirmoi gjithashtu se do të bëhet një analizë ADN-je për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimës.

Trupi i pajetë u gjet nga pronari i banesës ku ishte varur 29-vjeçari Angjelo Avdiu. Ai kishte shkuar në shtëpinë e tij të fshatit pas shumë kohësh dhe nuhati erën e rëndë. Pasi pa trupin e varur në një nga pemët e shtëpisë, lajmëroi menjëherë policinë.

Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar nga autoritetet greke. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share