Gjeloshaj: Kemi arritur rezultat të madh në zgjedhje

“Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”.

Kështu ka deklaruar kreu i kësaj liste Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj, tha për Televizionin e Malit të Zi se kanë arritur që të marrin 2.1 për qind të votave apo dy mandate në Kuvendin malazez.

“I falënderoj të gjithë ata që mbështetën Forumin Shqiptar”, tha ai.

Ai theksoi se do ta arsyetojë besimin e dhënë nga qytetarët.

“Shpresj që do të kemi një qeveri stabile që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha kreu i listë së Forumit Shqiptar.

Nik Gjeloshaj, uroi edhe listën tjetër shqiptare për një mandat të fituar.

“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuz, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat tjera”, tha Gjeloshaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share