Shkup, 25 maj 2024 (MIA) – Nëpunësit policorë nga Departamenti për Tregti të Palejuar në MPB Shkup dje sipas planit të SPB Shkup kanë kryer kontroll në disa objekte hotelerie, ku janë privuar nga liria nëntë persona, te të cilët është gjetur drogë.
Siç bënë të ditur nga MPB-ja, gjatë kontrollit te K.L. (31), P.Z. (31) dhe B.D. (30) është gjetur materie pluhur te G.Gj. (30), L.M. (22), Zh.J.(33), A.Sh. (27) dhe A.N. (22) është gjetur marihuanë, ndërsa te A.B. (24) është gjetur thërmues me maihuanë.
Nga MPB-ja potencojnë se gjatë kontrollit është kryer legjitimitet dhe kontroll te 59 persona dhe pesë makina.