Gjatë 24 orëve të fundit sanksionohen 171 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.04.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 171 drejtues mjetesh. Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 76 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 95 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share