Gjatë 24 orëve të fundit 844 raste të reja me covid-19

NË SOFJE KTHEHEN MASKAT NË AMBIENTE TË MBYLLURA

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 844 persona pozitivë me virusin korona. Shkalla e të infektuarve të rinj është mesatarisht nga 800 raste pozitive në ditë, gjatë javës së fundit. Sipas epidemiologëve  për momentin nuk janë të nevojshme masa preventive shtesë, ndërsa piku i kësaj vale të pandemisë pritet gjatë javës së ardhshme dhe më pas shifrat do të ulen. Në disa nga vendet fqinje, për shembull në Bullgari, kthehen një pjesë e masave anti-covid, në mënyrë që sëmundja të vihet nën kontroll.

Nga 1890 teste të kryera gjatë ditës së djeshme, më pak se gjysma, përkatësisht 844 janë pozitivë, ndërsa 188 prej tyre janë riinfektime, përkatësisht sëmundjen e kanë marrë për herë të dytë ose të tretë. Numri i personave të shëruar është i ngjajshëm, 815, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën, të moshës 70 deri 85 vjeç, në kushte spitalore dhe shtëpiake. Gjithsejt raste aktive në Maqedoninë e Veriut ka 4139, që është më pak se në vendet fqinje. Bullgaria me rreth 2000 deri 3000 të infektuar në ditë, prej sot i ka kthyer një pjesë të masave anti-covid. Në Sofje është bërë obligative mbajtja e maskës në ambiente publike të mbyllura dhe në dyqane, me përjashtim të terreneve sportive të mbyllura dhe objekteve për ushqim, ndërsa masat nuk janë të obligueshme për fëmijët nën moshën 6 vjeçare. Nga fundi i muajit korrik edhe në Malin e Zi është përkeqësuar situata epidemiologjike, kështu që autoritetet kanë vendosur mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse për 15 ditë, me thirrje të vazhdueshme për vaksinim. Në Serbi, në valën e shtatë të Covid-19 me rreth 6000 të infektuar të rinj brenda ditës, në mjekim spitalor për momentin janë mbi 650 pacientë, prej të cilëve rreth 30 janë në aparat respirator. Për shkak të përkeqësimit të situatës ambulantat e Covid-19 punojnë me orar të zgjatur deri në orën 22, ndërsa maskat janë të obligueshme vetëm në institucionet shëndetësore. Megjithatë, mjekët sqarojnë se 1000 të infektuar tani, kur dominojnë nënvariantet e Omicron BA-4 dhe BA-5, nuk janë njësoj me 1000 të infektuar gjatë periuduhës së llojit delta, gjatë vitit të kaluar. Varianti delta ka mbushur spitalet, shkaktonte komplikime dhe shkallë të lartë të vdekshmërisë, shtojnë epidemiologët. Tani, edhe pse një i infektuar me nënvariantet Omicron virusin mund t’ua transmetojë 15 ose 20 personave, sëmundja kryesisht kalon shpejt dhe me simptoma të lehta dhe pa pasur nevojë për trajtim spitalor./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share