SHA EMV dje ka prodhuar 18.122 megavat orë energji elektrike, e cila është destinuar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore, informojnë nga Qeveria.
Në termoelektranat, siç saktësojnë, janë prodhuar 12.222 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanc 5.900 megavat orë energji elektrike.