Gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës/ Zaev dhe Cipras organizojnë konferencë dy ditore në Athinë

Sot bëhen gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund mosëmarrëveshjeve 27-vjeçare, për çështjen e emrit. ish-kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, sot dhe nesër organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Athinë.

Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve . Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim.

Me këtë rast, ish-kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, sot dhe nesër organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Athinë.

Gjashtë vjetori i Marrëveshjes së Prespës, Maqedoninë e Veriut e gjen në prag të formimit të Qeverisë së re, tashmë me partinë VMRO-DPMNE, e cila pritet të shihet nëse do t’ë respektoj marrëveshjene prespër por edhe nëse do të miratojë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane dhe largimin e vetos së Bullgarisë.

Ndryshe, para arritjes së marrëveshjes Greqia pretendonte se emri dhe flamuri i shtetit të Maqedonisë janë simbole greke dhe se në të ardhmen Maqedonia mund të ketë pretendime territoriale ndaj një rajonit të saj, e cila gjithashtu quhet Maqedoni.

Pas mbajtjes së referendumit Maqedonia shkruajti emrin në Kushtetutë dhe u deklarua se nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë.

Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, në vitin 2008-të, çështja e emrit në vend që të zgjidhej u përkeqësua edhe më shumë, pasi që në Samitin e Bukureshtit, Greqia vendosi veto për anëtarësim të Maqedonisë.

Negociatat mbetën të bllokuara deri në maj të vitit 2017-të, kur erdhi në pushtet partia majtiste LSDM, në krye me kryeministrin Zoran Zaev.

Pas intensifikimit të bisedimeve, dy kryeministrat Cipras dhe zaev u kyçën për t’i zgjidhur dhe çështjet më kompleske dhe të njëjtit arritën marrëveshje, të cilën e nënshkruajtën më 17 qershor të vitit 2018-të në Prespë, në prani të Nimicit dhe përfaqësuesve të BE-së, Johanes Han dhe Federika Mogerini. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share