Gjashtë të vdekur nga shpërthimi i kamionit me gaz në Mongoli

Të paktën gjashtë persona, përfshirë tre zjarrfikës, vdiqën kur një kamion që transportonte 60 tonë gaz natyror të lëngshëm u përplas dhe shpërtheu në kryeqytetin mongol, Ulaanbaatar të mërkurën, sipas zyrtarëve të Mongolisë.

Të paktën 11 persona u plagosën nga zjarri pranë tregut Dunjingarav, tha Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Mongolisë në një postim në Facebook.

Më shumë se 600 zjarrfikës me 100 automjete u përfshinë në shuarjen e zjarrit, i cili u shua përfundimisht, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Fatkeqësisht, si pasojë e aksidentit, tre efektivë të Njësisë së 63-të të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në postimin e Menaxhimit të Emergjencave në Facebook.

Vlerësimi paraprak tregoi se kamioni u përplas me një makinë të vogël duke shkaktuar një shpërthim të menjëhershëm, më pas ndodhi një shpërthim i dytë që hoqi një pjesë të kamionit me forcë të madhe dhe vrau zjarrfikësit në vendngjarje, tha zëvendëskryeministri i Mongolisë S. Amarsaikhan për TenGer TV. .

Lexo gjithashtu
Total
0
Share