Gjashtë kandidatë në garë për Rektor të ri të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

Gjashtë kandidatë janë paraqitur në shpalljen publike për zgjedhje të Rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, që duhet ta drejtojë këtë universitet nga Shtatori 2023 deri në Shtator 2026, njofton KlanM.

Siç përcjell KlanM njoftimin e USHKM-së, në shpalljen janë paraqitur këto kandidatë;

-Prof.Dr. Biljana Angelova – Instituti Ekonomik, Shkup

-Prof.Dr. Goran Ajdinski – Fakulteti Filozofik, Shkup,

-Prof.Dr. Ratko Duev – Fakulteti Filozofik, Shkup

-Prof.Dr. Atanas Koçov – Fakulteti i Maqinerisë, Shkup

-Prof.Dr. Hristina Spasevska – Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike, Shkup

-Prof.Dr. Dimitar Tashkovski – Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike, Shkup

Sipas afateve për zgjedhje të rektorit, sic njofton KlanM, më 10 Maj do të shpallen programet e punës së kandidatëve, kurse nga 15 deri më 26 Maj ata do të prezantohen në kampuset e USHKM-së.

Votimi për rektor të ri të USHKM-së, sic njofton KlanM, do të mbahet më 30 Maj, nga ora 12:00 deri 14:00, kurse rezultatet duhet të publikohen gjatë ditës.

Rektori i ri duhet ta trashëgojë Prof.Dr Nikola Jankulovskin nga Fakulteti i Mjekësisë, që ka ushtruar këtë funskion gjatë dy mandateve dhe tashmë nuk ka të drejtë kandidimi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share