Gjashtë futbollistë do të ndajnë çmimin e Këpucës së Artë të Euro 2024

Europiani i fundit, i cili sapo u mbyll, do të shkojë në histori si një kompeticion i rekordeve. Nga golat më të shpejtë deri te autogolat, ky edicion ka shënuar momente të jashtëzakonshme.

Një nga rekordet e vendosura është ajo e “Këpucës së Artë”. Plot gjashtë futbollistë arritën të shënojnë tre herë me kombëtaret e tyre gjatë turneut.

Në ndryshim nga edicionet e mëparshme, UEFA ka hequr rregullin e asisteve për këtë çmim prestigjioz. Kështu, Cody Gakpo, Harry Kane, Jamal Musiala, Georges Mikautadze, Dani Olmo dhe Ivan Schranz janë fituesit e “Këpucës së Artë” për Euro 2024.

Ky vit shënon herën e parë që kjo çmim do të ketë gjashtë fitues. Në të kaluarën, në rast se kishte numër të barabartë golash, llogariteshin asistet dhe, nëse edhe ato ishin të njëjta, fitues shpallej ai që kishte luajtur më pak. Por tani, UEFA ka ndryshuar rregullat për të bërë këtë çmim edhe më interesant.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share