Nesër duke filluar nga ora 12.00, para Prokurorisë Speciale, do të mbahet protestë për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin.
Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim në facebook, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, transmeton klankosova.tv.
”Nesër Protestë!
Në ora 12.00
Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë
Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’ në qendër të Prishtinës
Gjaku i Astritit nuk falet
U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk do ta sheh të vërtetën!
Protesta do të mbahet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkruan Gashi.