Gjakovë: Evakuime për shkak të vërshimeve

VËRSHIMET KANË SHKAKTUAR VETËM DËME MATERIALE

Për shkak të vërshimeve, nëntë familje me së paku 80 anëtarë janë evakuuar në Gjakovë, thanë të shtunën nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë.

Këto familje, nga fshati Brekoc, janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër. Në këtë fshat, një lagje të banuar kryesisht me romë, është vërshuar tërësisht për shkak të rritjes së nivelit të Lumit Erenik bënë të ditur nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.

Duke iu referuar gjendjes në Gjakovë, autoritetet thanë se situata është nën kontroll dhe Agjencia ka kërkuar mbështetje edhe nga niveli qendror për sanimin e situatës.

Për shkak të reshjeve të shiut, që nisën në orët e para të 17 shtatorit, vërshime janë rapotuar edhe në Rahovec.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga vërshimet nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share