Gjakovë: Djali e rrah babain për shkak të pronës

Një mosmarrëveshje për pronë u bë shkak i një konflikti brenda një familje në fshatin Vogovë të Gjakovës.

Si pasojë, djali e ka rrahur babain e tij.

71-vjeçari ka pësuar lëndime trupore nga grushtet.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

I dyshuari është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, prokuroria ka nisur hetimet e cila po cilësohet “Dhunë në familje”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share