Gir: Skriningu po ecën në mënyrë positive

ÇDO GJË ËSHTË E NDËRLIDHUR ME REZULTATIN E MIRË NË PROCEESIN E REFORMAVE

Shefi i Delegacionit të Bashkimi Evropian në vend, Dejvid Gir njofton se Procesi i skriningut po ecën në mënyrë positive me angazhim të madh nga të gjitha palët. Sipas tij, ky process është i gjatë dhe kërkon përfshirjen e të gjitha ministrive.

”Deri më tani gjithça po shkonë në mënyrë pozitive shohim një angazhim të madhë nga partënerët tanë nga Maqedonia e Veriut është një proces i gjatë kërkon shumë punë dhe angazhim po kërkon edhe angazhimin e të gjithë ministrive në RMV” – deklaroi Dejvid Gir

Ambasadori Gir njoftoi se me procesin e skriningut do të përfshihen të gjitha sferat.

”Ky proces skriningu ka filluar me të ashtuquajturat të drejtat themelore të BE dhe kjo përfshinë sundimin e shtetit ligjor apo së drejtës, gjithashtu qeverisjes së mirë, administratës publike, menaxhimi me financat publiku pastaj i përfshinë të gjitha kapitujt tjerë flasim për 33 kapitujt që do ti përfshij të gjitha lëmitë” – tha Dejvid Gir.

Sipas tij, gjëja e rëndësishme është që punët e mira që po bëhen më procesin e skriningut në Bruksel janë të ndërlidhura me rezultatin e mirë në procesin e reformave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share