Gir: Hapi i ardhshëm – ndryshimet Kushtetuese!

“ZGJERIMI NË AGJENDËN E BE-së, TË SHFRYTËZOHET MOMENTI”

Hapi i ardhshëm në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut është ndryshimi i Kushtetutës. Ky ka qenë mesazhi i Ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir.

Sipas tij vendi gjendet në një moment special të historisë kur procesi i zgjerimit është vënë si prioritet i lartë në agjendën e BE-së që do të thotë se gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt.

“Vendi mund ta kap këtë mundësi, këtë moment, që të lëviz përpara, kurse hapi i ardhshëm që duhet të bëhet është ndryshimi i Kushtetutës. Kuptohet flasim për një vendim sovran që duhet të merret nga vendi juaj” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Shkup.

Euroambasadori Gir, tha se për dinamizimin e procesit të eurointegrimeve kyçe janë edhe reformat.

“Ajo që duhet të bëhet është përshpejtimi i dinamikës së reformave në mënyrë që vendi sa më shpejt t`i shfrytëzojë përfitimet që ofrohen nga BE-ja” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Shkup.

BE-ja në Mars të vitit 2020 vendosi që Maqedonia e Veriut t`i nis negociatat, por kjo u bllokua nga Bullgaria. Çështja u tejkalua me propozimin francez, pas cka u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare.

Që të nisin negociatat dhe të hapen klasterët, Maqedonia e Veriut fillimisht duhet të bëjë ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht Bullgarët të futen në Preambulën e Kushtetutës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share