Gir: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor t’i zbatojnë rekomandimet e BE-së

NUK KALOI SHKARKIMI I BESA ADEMIT SI KRYETARE E GJYKATËS SUPREME

Këshilli Gjyqësor me 7 vota “për” dhe 4 “kundër” vendosi që për mos shkarkimin e Kryetares Gjykatës Supreme, Besa Ademi respektivisht të ndërpritet procedura. Kërkesa erdhi nga anëtari i këshillit, Milazim Mustafa, I cili akuzoi se me mosprezencën e saj në seanca ka cënuar punën e Këshillit Gjyqësor. Është prononcuar edhe Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir. Sipas tij, Këshilli Gjyqësor t`i zbatojë rekomandimet e BE-së.

”Shpresoj se të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të hapin një faqe të re dhe do të përpiqen ti zbatojnë rekomandimet e misionit vlerësues të KE-së. Pas vendimit të Gjykatës Administrative tregova interesim që të takohen me Kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Sic mund të vëreni, unë nuk u takova me paraardhësin e saj, me cka treguam shqetësimin tonë lidhur me mënyrën e shkakrkimit tësaj, por edhe mënyrën se si u zgjodh kryetari I atëhershëm. Arsyeja e takimit me Damevën ishte që të bisedojmë për situatën në Këshillin Gjyqësor si dhe për rekomandimet e misionit vlerësues të KE-së dhe masat që duhet të ndërmerren nga ana e këshillit” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share