Giotelli, kompania e njohur turke e tekstilit dhe një nga markat më të njohura të veshjeve për meshkuj, dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) kanë firmosur marrëveshje për bashkëpunim dhe mbështetje për ekipet përfaqësuese të Maqedonisë.
Giotelli, si mik i dëshmuar i sportit, bëhet pjesë e familjes së futbollit në vendin tonë.
Me partneritetin e ri, Giotelli ofron mbështetje të konsiderueshme për FFM-në për të sjellë suksese të reja dhe fitore të përbashkëta.
“Kemi kënaqësi të madhe që federata jonë tashmë ka një partner të ri në emër të Giotelli-t, një prej markave më të njohura nga Turqia, sinonim i traditës dhe cilësisë. Na vjen mirë që Giotelli, një partner me më shumë se 20 vite histori, po bëhet pjesë e familjes së futbollit në vendin tonë.
“Ne po e fillojmë këtë partneritet sepse ndajmë qëllime dhe imperativa të përbashkëta. Urojmë suksese, fitore të reja dhe e shikojmë me shumë optimizëm bashkëpunimin. Por gjëja më e rëndësishme për ne është që të ripohojmë vlerën tonë në shoqëri dhe cilësinë që kemi.
“Federata jonë fiton një partner në një mik të dëshmuar të sportit dhe një partner i cili ndër vite ka qenë aktivisht i përfshirë në zhvillimin e një numri të madh organizimesh, aktivitetesh dhe eventesh, të gjitha me synimin për të promovuar dhe festuar suksesin dhe progresin”, është shprehur presidenti i FFM-së Muamed Sejdini.
Përgjegjësia sociale si një nga imperativat në funksionimin e FFM-së dhe Giotellit synon të konfirmojë përkushtimin e të dy institucioneve në krijimin e një historie të bukur, motivimin dhe dëshirën për fitore të reja dhe përparim të skuadrës.
“Ju përcjell përshëndetje nga familja Giotelli. Jam krenar dhe i nderuar që jam sot këtu duke përfaqësuar familjen Giotelli si një markë turke. Ne e ndjejmë Maqedoninë si një vend vëllazëror. Jemi të emocionuar të njoftojmë vendimin tonë për të bashkëpunuar me Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Besoj se kjo marrëveshje sponsorizimi do të sjellë sukses dhe lumturi për të gjithë ne. Më duhet të jem i sinqertë dhe të them se në vendimin tonë ka ndikuar shumë djali im i vogël futbolldashës dhe me këtë rast dua t’i përcjell një mesazh: “Përgatituni për ndeshjet dhe le të gëzohemi së bashku me skuadrën dhe lojtarët”, deklaroi në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Giotelli , Suleyman Kaya./KlanMacedonia