Cristiano Ronaldo arriti një moment të rëndësishëm historik në karrierën e tij të enjten teksa shënoi golin e 900-të në karrierë.
39-vjeçari shënoi golin e tij të 900-të në ndeshjen Portugali-Kroaci për Ligën e Kombeve. Me golin e Ronaldos, Portogalia fitoi epërsi kundrejt Kroacisë, një sfidë që u mbyll me rezultatin 2 me 1 në avantazh të skuadrës që përfaqëson ylli i futbollit.
Ky moment ishte tejet emocionues për Ronaldon, i cili pasi shënoi golin ra në gjunjë dhe nuk i mbajti dot lotët. Ky gol ishte i 131 që ai ka realizuar për Portugalinë, ndërsa ai ka shënuar dhe në nivel klubesh për Sporting CP, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe klubin aktual Al-Nassr.
Në nëntë vjet te gjiganti spanjoll Real Madrid, Ronaldo shënoi 450 gola në vetëm 438 ndeshje përpara se të shkonte në Itali për t’iu bashkuar Juventusit. Ylli i futbollit shtoi 101 gola të tjerë gjatë tre viteve të tij me klubin italian përpara se të kthehej në United, ku do të shënonte 27 gola në 54 ndeshje.
Por rikthimi te Djajtë e Kuq nuk pati një fund aq të mirë dhe në vitin 2023 ai kaloi në Arabinë Saudite me Al-Nassr, ku ka shënuar 68 gola.
GOLAT QË KA SHËNUAR RONALDO GJATË KARRIERËS:
El-Nassr – 68 gola
Juventus – 101 gola
Manchester United – 145 gola
Portugalia – 131 gola
Real Madrid – 450 gola
Sporting CP – 5 gola
/tvklan.al