Në kuadër të takimeve të zhvilluara në Këshillin e Evropës në Strasburg, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar deputetin kroat, Davor Ivo Stier, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gërvalla ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh të grupit të partive popullore, përkatësisht delegacionit kroat, në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kosova arriti një shumicë të jashtëzakonshme prej 82% të votave.
Kjo mbështetje ishte vendimtare për procesin e anëtarësimit të Kosovës. Gërvalla gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e këtij procesi.