Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar takuar ambasadoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Linda Thomas-Greenfield.
Kryediplomatja kosovare që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Greenfield ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, njofton Klankosova.tv.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me kënaqësi ka takuar në ShBA, Ambasadoren Greenfield në Neë York. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimi i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në edhe më tej”.
“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga partnerët tanë amerikanë” thuhet në njoftimin e MPJD-së në Twitter.
Kujtojmë se ambasadorja Linda Thomas-Greenfield është edhe kandidate për presidente të Amerikës në zgjedhjet e 2024-ës.