Gërvalla: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Gërvalla-Schwarz tha se Borrell nuk e tha asnjë fjalë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

“Si mund të tolerojnë këtë cinizëm anëtarët e BE-së”, tha ajo.

Në orët e para të së dieles, në fshatin Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti.

Rreshteri Bujaku vdiq nga një sulm i organizuar, pasi njësitet policore shkuan për t’i larguar kamionët të cilët i kishin bllokuar rrugët.

Sulmet ndaj forcave të rendit ishin konstante.

E gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia arriti që ta vrasë njërin prej 30 sulmuesve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share