Gërvalla: Ballkani Perëndimor s’duhet të jetë rajon konflikti, por bashkëpunimi

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Gërvalla ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë një rajon konflikti, por një rajon bashkëpunimi dhe i fqinjësisë së mirë, raporton Klan Kosova.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në shumë fusha, u pajtuam që të thellohet ky bashkëpunim edhe më tej”.

“Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë një rajon konflikti, por një rajon i bashkëpunimit të ndërsjellë”.

Tutje, Gërvalla ka treguar se me Osmanin kanë diskutuar edhe për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Biseduam për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit për shkak se Maqedonia e Veriut merret me mbikëqyrjen e implementimit”.

“Konstatuam se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova i kanë ratifikuar marrëveshjet dhe po merrem me implementimin e tyre”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share