Gërmimi i rërës dhe zhavorrit në Konjare/ Qeveria ndërpret marrëveshjen e koncesionit

Elmi Kerimi nga Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë ka ndërprerë koncesionin për gërmimin e rërës në Konjare të Poshtme.

“Më në fund me sukses arritëm këtë qëllim. Në seancë qeveritare është vendosur që të hiqet ky koncesion”, shkruan mes tjerash Kerimi.

Ndërsa në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë shkruan:

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të mbajtur më 29 gusht të vitit 2023, miratoi Vendim për përfundimin e njëanshëm të Marrëveshjes së koncesionit për eksploatimin e lëndës minerale-rërë dhe zhavorr në lokalitetin “Allçak” tek f.Konjare e Poshtme, komuna e Petrovecit”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Ekonomisë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share