Pas ndarjes nga këngëtarja Shakira, ish futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique thotë se qëllimi i tij numër një është të mbrojë fëmijët e tij.
Dhjetë muaj pasi ish-çifti, të cilët kanë djemtë Milan dhe Sasha, njoftuan ndarjen e tyre, Gerard ka treguar arsyen pse ai zgjodhi të mos e komentojë përfundimin e marrëdhënies së tyre, shkruan El Pais, transmeton Klankosova.tv.
“Ka të bëjë me mbrojtjen e tyre. Kjo është puna e të gjithë prindërve me fëmijë. Kjo është ajo në të cilën jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”, ka thënë ai.
Pique e ka zyrtarizuar marrëdhënien me Clara Chia Marti dhe duket ta ketë gjetur lumturinë në romancën e re.
“Unë vazhdoj të bëj atë që dua. Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj se kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Dua të jem besnik ndaj vetes. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim”, ka thënë Pique.
“Njerëzit qëi dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk është e rëndësishme për mua. Unë harxhoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe për t’u dhënë atyre atë që kam. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë”, ka përfunduar ai.