Georgina Rodriguez tregon “defektin” që ka partneri i saj

Modelja tregon se futbollisti Cristiano Ronaldo nuk di të gatuajë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë së bashku që nga fundi i vitit 2016 dhe çdo detaj nga jeta e tyre private përbën një lajm.

Së fundmi, modelja ka folur për futbollistin e njohur të cilin e ka vlerësuar duke u shprehur se ai është shembull për shumë meshkuj.

28-vjeçarja tregon se ai ka shumë gjëra të mira por gjithashtu ka një defekt, fakti që futbollisti nuk di të gatuajë.

“Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”, u shpreh ajo.

Siç u zbulua nga mediat e huaja pak kohë më parë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po kërkonte prej kohësh një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi e pica.

Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësonte personin e duhur, i cili aktualisht alternohet me Georginën, së cilës i pëlqen gjithashtu të kalojë kohë në kuzhinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share