George Clooney dhe yje të tjerë nderohen me çmim

Për kontributin e tyre në kulturën amerikane nga “Kennedy Center Honors”

Aktori George Clooney, kantautorja Amy Grant, këngëtarja Gladys Knight, kompozitorja Tania León dhe grupi i rock-ut U2 u nderuan me çmime për kontributin e tyre në art në një pritje në Shtëpinë e Bardhë dhe në shfaqjen Kennedy Center Honors.

Eventi mbahet me rastin e 45-vjetorit, të Kenedy Center dhe ndan çmime për yjet e muzikës skenës si dhe ekranit për kontributin e tyre në kulturën amerikane. Në një pritje për të nderuarit në Shtëpinë e Bardhë , Presidenti Joe Biden iu drejtua secilit personalisht, duke lavdëruar talentet e tyre individuale dhe duke thënë se ata mishëronin frymën e vendit.

Clooney, një aktor dhe regjisor fitues i shumë çmimeve Oscar, u shpreh se të bëhej një i nderuar në Qendrën Kennedy është një nder i madh.

Knight, një tjetër artiste u nderua me cmim gjithashtu,e cila ka fituar shtatë çmime Grammy, për këngët hit duke përfshirë “I Heard It Through the Grapevine” dhe “Midnight Train to Georgia” .

León me origjinë kubaneze dirigjente dhe kompozitore, pjesa orkestrale e të cilës “Stride” fitoi Çmimin Pulitzer në Muzikë 2021.Grupi irlandez U2, me anëtarët Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr., ka fituar 22 çmime Grammy dhe është futur në Rock and Roll Hall of Fame në 2005.

Brenda teatrit të operës Kennedy Center ku u mbajt shfaqja, ishte edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe bashkëshorti i saj, Paul.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share