Geer sërish me kritika të ashpra ndaj sistemit Gjyqësor

“TË NDALOJNË NDIKIMET POLITIKE DHE FINANCIARE NDAJ GJYQËSORIT”

Bashkimi Evropian pret që të përfundojë çdo lloj veprimi që ka për qëllim të ushtrojë ndikim ndaj gjyqësorit, qoftë për qëllime politike, qoftë për çfarëdo lloj përfitimi financiar, ka porositur sot nga Negotina euroambasadori, David Geer.  Ai tha se, presin që gjykatësit të jenë rezistentë ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe ta kryejnë punën e tyre në përputhje me standardet më të larta të profesionale.

“Që të jemi shumë të qartë, BE ka qëndrim shumë të qartë sa i përket sundimit të ligjit. Ne presim që sundimi i ligjit të respektohet rreptësisht dhe në këtë kontekst vlerësojmë rolin e gjyqësorit në vendin tuaj. Presim që gjyqësori të punojë në mënyrë profesionale, të veprojë me integritet dhe pavarësi të plotë pa asnjë ndërhyrje të jashtme, qoftë kjo ndërhyrje nga partitë politike apo për interesa financiare” – tha David Geer.

Euroambasadori shtoi se, BE-ja e ngre këtë çështje në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme dhe se, kanë shprehur shqetësim jo vetëm për Këshillin Gjyqësor, i cili siç u shpreh ai, është zemra e sistemit gjyqësor në vend, por edhe me çështje të tjera që pengojnë funksionimin e duhur të gjyqësorit.

“Shqetësimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me sjelljen e Këshillit Gjyqësor Republikan, por BE shpreh shqetësimin edhe për akuza të rënda për ndërhyrje të jashtme politike, qoftë në punën e Këshillit Gjyqësor Republikan, qoftë në gjyqësor, në përgjithësi. Gjithashtu, pikërisht për këtë arsye BE-ja angazhoi një mision vlerësues nga BE-ja, i cili dha rekomandime për të forcuar rolin e Këshillit Gjyqësor Republikan, i cili do të sigurojë që puna e Këshillit Gjyqësor Republikan të jetë e lirë nga çdo ndërhyrje e jashtme politike” – tha Geer, euroambasador.

Sistemi gjyqësor kohëve të fundit përballet me kritika të ashpra nga ana e faktorit ndërkombëtar, pikërisht për shkak të politizimit të tij. Reagimet kulmuan me zhvillimit e muajit korrik në Këshillin Gjyqësor, ku në mënyrë të paligjshme u shkarkua nga pozita e kryetares Vesna Dameva. Por, Gjykata Administrative, në fund të dhjetorit, anuloi vendimin e Këshillin Gjyqësor dhe Dameva u rikthye në pozitën e kryetares. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share