Gazi rus: Qeveria në kërkim të zgjidhjes për taksën bullgare

KOVAÇEVSKI: NËSE S`KA ZGJIDHJE RRYMA DHE NGROHJA RRITEN PËR 20%

Maqedonia e Veriut nuk do të heq dorë nga kërkesa që të lirohen kapacitetet për trsnaport të gazit natyror rus. Gjithahstu do të kërkohet që taksa bullgare të mos vlejë për shkak se është e imponuar padrejtësisht dhe nuk ka asgjë të përbashkët me parimet e tregut dhe me direktivat e BE-së, paralajmëron Kryeministri Dimitar Kovacevski. Sipas tij, vendosja e kësaj takes në vendin tonë do të shkaktojë rritjen e cmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes për 20%.

“Edhe unë edhe Ministri i Ekonomisë kemi reaguar në Komisionin Evropian, unë përmes presidentes së KE-së, ai përmes drejtorateve përkatëse, se kjo taksë nuk duhet të vendoset për shkak se kapaciteti I përgjithshëm I pjesës hyrëse drejt RMV-së I është dhënë GAZPROM-it nga ana e Bullgarisë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Javën e kaluar, Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk e konteston taksën e Bullgarisë për gazin natyror që dërgohet përmes territorit të tyre, por konsteston sasitë që ata I kanë garantuar për GAZPROM-in lidhur me gazsjellësin me vendin tonë.

Vendosja e taksës shkaktoi reagime edhe në Beograd dhe Budapest, të cilët kanë theksuar se kjo do të rezultojë me rritjen e cmimit të gazit rus për 20%, derisa Sofja ka potencuar se pagesa ka të bëjë për furnizuesin me gaz, GAZPROM-in rus./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share