Gazetarja ia publikoi padinë kundër Afrim Gashit – si reagoi Bilall Kasami?

Gazetarja e KlanM dhe drejtuesja e emisionit Klan Debat, Xhumadije Ibraimi ia publikoi kreut të lëvizjes Besa, padinë ai e kishte bërë dikur kundër Afrim Gashit dhe Zeqirija Ibrahimit, për falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për çështje të ndodhura pas përçarjes dhe ndarjes në dy grupe të Lëvizjes Besa, që solli edhe në krijimin e Alternativës. Në përgjigjen e tij, Kasami deklaroi se këto janë procedura që i takojnë organeve të drejtësisë.

“Në këtë rast, as atëherë e as sot, unë nuk jam në pozitë që të paragjykoj. Ne kemi pasur dyshime në momente të caktuara, për situata të caktuara dhe i jemi drejtuar organeve të drejtësisë. Tani edhe po të duam ne, nuk jemi në një situatë që të reterojmë, të tërhiqemi”, theksoi Kasami.

I pyetur për të dhënat shtesë që i kërkon prokuroria për këtë rast, Kasami deklaroi se për këtë vendos prokuroria dhe se ai nuk është në pozitë që të tërhiqet, por shtoi ai proces ka qenë një gabim i përbashkët i të dyja palëve.

“Sa i përket atij procesi edhe një herë po e them se ka qenë një gabim i përbashkët i joni, që në momente të caktuara ndodhi ajo përçarje, duke vlerësuar se cili është në të drejtë dhe kur e kuptuam bashkë se kjo nuk na çon në rrugë të drejtë, sot jemi përsëri bashkë. Ne edhe nga ky gabim kemi mësuar dhe sot po shohim interesin e shqiptarit dhe jo interesin tonë individual se kush do të jetë i pari apo kush do të jetë i dyti. Prandaj po e them se edhe në këto konstelacione është më pak e rëndësishme se kush do t’i prijë opozitës. Është më e rëndësishme që bashkë të bëjmë ndryshimin”, u shpreh Bilall Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share