Gazetarja ia lexon Gashit “statusin” e kreut të Besës dhe e pyet: A po e tradhëton Bilall Kasami opozitën shqiptare?

Gazetarja e Televizionit Klan Maqeoni dhe moderatore e emisionit Klan Debat, Xhumadije Ibraimi, ia lexoi Afrim Gashit gjatë emisionit statusin e fundit të Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa. Ky i fundit, pak kohë para se të fillojë emisioni Klan Debat, kishte bërë thirrje qytetarëve nga Likova e deri në Strugë që t’i bashkohen Lëvizjes Besa. Për këtë, gazetarja Ibraimi e pyeti Gashin, nëse partneri i tij i sotëm në opozitë, Bilall Kasami, po e tradhëton opozitën shqiptare me këtë thirrje!?

Gashi u shpreh se nuk ka asnjë krisje në raportet mes partive opozitare, madje shtoi se raportet janë shumë të shëndosha. Por, sipas tij, është normale që çdo kryetar partie të dëshirojë strutura të shëndosah të subjektit që e drejton. Ai bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen partive të bllokut opozitar shqiptar për ta sjellur ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share