Gazetari kroat: Kroacia tejkaloi të gjitha parashikimet

Në prag të ndeshjes për vendin e tretë Kroaci – Maroku dhe ndeshjes finale Argjentinë – Francë, gazetari kroat I “Slobodna Dalmacija, Marko Didiq, për Mundo Klan ka bërë një rekapitulim të paraqitjes së Kroacisë në këtë Kampionat Botëror të Futbollit, duke thënë se janë tejkaluar të gjitha parashikimet e ekspertëve dhe trajnerëve të futbollit.

“Për emisionin tuaj, kur ishim në Ulqin, thash se nuk e planifikoj Kombëtaren kroate më tepër se në çerekfinale, por më përgënjeshtruan, për gëzimin tim të madh dhe gëzimin e gjithë kroatëve. Mendoj se është sukses i mirë meqë dëgjova se në Federatën e futbollit kroat ishin të kënaqur me Daliqin dhe reprezentuesit, nëse e kalojnë grupin. Do të thotë se ajo detyrë e vogël gjegjësisht detyrën që ata e kanë marë nga qarqet interne u realizua. Medoj se kjo është punë e madhe. Ne edhe më tej jemi në majën e futbollit botëror. Dhe për vendin me 3.8 milionë njerëz, kjo është punë e madhe. Kështu që mendoj se Kroacia na zbardhi fytyrën dhe përsëriti në kontinuitet, ndoshta jo si suksesin në Rusi, por kontinuiteti do të thotë se akoma nuk dorëzohemi, akoma jemi më afër majes apo në maje. Mendoj se jemi në maje pasi jemi në mesin e katër më të mirëve, Ajo është maja” – thotë gazetari kroat Marko Didiq.

Gazetari kroat e ka të vështirë ta parashikojë fituesin e ndeshjes finale. Megjithatë, përparësi të vogël I jep rancës.

“Se kush do të bëhet kampion bote është vështirë ta thuash. Edhe Franca edhe Argjentina kishin shumë paraqitje të mira dhe mendoj se kanë luajtur aq sa kishin nevojë. Këtu do të shihet, se duhet shumë më tepër unitet, më tepër mund. Mendoj se këtu Franca është në përparësi pasi këtu bëhet luftë pë titullin e tretë. Edhe Franca edhe Argjentina kanë nga dy tituj Kampion Bote. Mendoj se francezët janë më kompakt dhe janë në epërsi të vogël dhe seleksionuesi Deshamp shumë më tepër i njeh futbollistët e tij se sa seleksionuesi i Argjentinës i cili shumë është endur, nisi me dy futbollistë me Di Marian dhe një lojtar tjetër pastaj i ndryshoi. Mendoj se Franca do ta fitojë këtë ndeshje. Por, ndeshja do të jetë shumë e rëndë” – thotë Marko Didiq.

Sipas Marko Didiqit, ai që do të bëhet golashënuesi më I mirë I Botërorit do të shpallet edhe futbollisti më I mirë në këtë Kampionat.

“ Për mua është rëndë të them, sepse vetëm një portier në historinë e kampionateve botërore ishte lojtari më i mirë, e ai ishte portieri Oliver Kan nga Bajerni. Por, Dominik Livakoviq, portieri i reprezentacionit kroat, gjithsesi e meritonte nëse Kroacia do të ishte në finale do të shpallej lojtar më i mirë. Por çelësi, sipas meje, do të zgjidhet mes Lionel Mesit, Kilian Mbappe dhe Zhiru. Pasi, mos të harrojmë ata janë në garë për golashënuesin më të mirë të Kampionatit Botëror. Ka mundësi që golashënuesi më mirë të shpallet edhe lojtari më i mirë i botërorit” – thotë për Mundo Klan gazetari kroat, Marko Didiq./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share