Gazetari amerikan Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News, thotë se do të intervistojë Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, e para intervistë e kreut të Kremlinit për një gazetar perëndimor pas pushtimit të Ukrainës.
Carlson e ka paralajmëruar intervistën me Putinin në rrjetin social X, ku shprehet se “amerikanët kanë të drejtë të dinë gjithçka për sa është e mundur për një luftë në të cilën jashtë përfshirë”.
Nga Rusia nuk ka ende një deklaratë zyrtare.
Por vizita në Moskë e gazetarit amerikan 54-vjeçar është mbuluar gjerësisht me raportime nga mediat ruse.
Në reagimin e tij, ai vazhdoi duke thënë se që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, mediat perëndimore kanë intervistuar vetëm Presidentin ukrainas Zelensky, dhe asnjëherë nuk e kanë marrë mundimin të intervistojnë Putinin.
“Kjo nuk është gazetari, kjo është propagandë e qeverisë”, u shpreh ai.
Gazetari konservator njihet për qëndrimet e tij pro Putinit, por pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Tucker Carlson u shpreh se “Putin është fajtor për atë që po shohim në Ukrainë”.
Nuk dihet se kur do të zhvillohet intervista dhe nëse do të transmetohet në ndonjë rrjet televiziv. Por gazetari Tucker Carlson tha se intervistën kokë më kokë me Presidentin Putin do ta publikojë të plotë dhe të pancesuruar në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish-Twitter).
Nga ana tjetër, Elon Musk që zotëron rrjetin social X, ka premtuar se nuk do ta bllokojë transmetimin e kësaj interviste.
Tucker Carlson ka qenë një nga prezantuesit më të vlerësuar të rrjetit televiziv amerikan Fox News, para se të largohej papritur vitin e kaluar.
/tvklan.al