QINDRA GAZETARË NË KUVENDIN ZGJEDHOR NË SHKUP
Disa qindra gazetarë dhe operatorë nga gjithë shteti sot qëndrojnë në Shkup në Kuvendin e Shoqatës së Gazetarëve, në të cilën do të zgjidhet Kryetari i ri dhe anëtarët e Bordit Drejtues dhe Mbikqyrës si dhe Këshilli i Nderit. Përveç Kryetarit të deritanishëm Mlladen Çadikovski, në garën zgjedhore për njeri të parë të SHGM-së janë edhe Filana Koka nga TVM dhe Marjan Nikollovski nga “Sitel”. Shoqata e gazetarëve në vitet e fundit aktivitetin e saj e ka orientuar drejt mbrojtjes së punonjësve mediatikë nga dhuna fizike dhe fyerjet, por edhe kundër cenzurës në media.
Pak kohë më parë Shoqata paralajmëroi që të mos lejohet që shteti të japë para në mediat private, pasi Qeveria i dorëzoi Kuvendit draft-plan për ndryshime në rregulloren me të cilën para disa viteve ndalohej financimi shtetëror i radiove dhe televizioneve private.